Chelsea vazhdon me fitore, vazhdon ngritjen në tabelë të Premier Ligës

  • A.P /
  • 07 February 2021 - 22:16
Chelsea vazhdon me fitore, vazhdon ngritjen në tabelë të Premier Ligës

Chelsea ka shënuar edhe fitoren e tretë rresht në Premier Ligë. Djemtë e Thomas Tuchel sonte kanë mposhtur skuadrën e vendit të fundit në tabelë, atë të Thomas Tuchel me rezultat 1-2

Chelsea ka vazhduar formën e mirë në Premier Ligë.

Që prej shkarkimit të Frank Lampard, skuadra londineze ka tri fitore dhe një barazim derisa me fitoren e sotme ata ngritën në vendin e pestë me 39 pikë.

Qysh në pjesën e parë u pa që Chelsea janë më të mirë dhe se ata e kërkonin fitoren.

Goli i parë erdhi pas një aksioni të mirëorganizuar nga Chelsea ku Werner asiston për Mason Mount i cili shënon në minutën e 43-të.

Me rezultat 0-1 përfundon edhe pjesa e parë.

Në pjesën e dytë kemi më shumë gola.

Sheffield United arrin që ta barazojë rezultatin në minutën e 54-të te ndeshjes dhe atë me anë të një autogoli që e shënon Antonio Rudiger.

Megjithatë, Blutë kthehen shpejt në lojë pasi që në minutën e 58-të akordohet një penallti për ta e cila u shkaktua në Timo Werner.

Nga pika e bardh i saktë u tregua Jorginho.

Pas golit të dytë Chelsea vazhdonte ta kontrollonte ndeshjen kurse Sheffield tentonte që të barazojë me anë të kundërsulmeve.

Ndeshja e radhës e Chelsea është kundër Newcastle në Stamford Bridge më 15 shkurt.

(Kosova Sot Online)