
Lazio nuk ka të ndalur me fitore në Serie A

Lazio ka arritur fitoren e gjashtë rresht në Serie A kundër Cagliarit për të vazhduar kështu me formën e mirë në elitën e futbollit italian. Golin e vetëm në këtë ndeshje e ka shënuar Immobile derisa sulmuesi kosovar nuk ka luajtur fare në këtë ndeshje
Lazio e ka vazhduar formën e mirë në Serie A.
Skuadra romake sonte ka mundur me rezultati 1-0 në Olimpico skuadrën e Cagliarit.
Pjesa e pare përfundoi me rezultat 0-0 kurse ndeshjen më shumë e dominoi Lazio.
Në pjesën e dytë Lazio kaloi në epërsi në minutën e 61-të të ndeshjes.
Goli erdhi pas një bashkëpunimi në mes të Milinkovic-Savic – Immobile derisa shënoi ky i fundit.
Pas ndeshje Cagliari tentoi të kthehet në lojë por nuk ja arriti qëllimit.
Në këtë ndeshje, Inzaghi nuk e ka angazhuar fare Muriqin, i cili kishte shënuar gol në dy ndeshjet e fundit të Lazio.
Kjo fitore e barazon me pikë Lazion me Romën derisa vazhdon që të luftojë për top – 4. Lazio përndryshe ka 9 pikë më pak se AC Milan në vendin e parë.
(Kosova Sot Online)