
PSG fiton derbin kundër Marseille, mbetet në vendin e tretë

Paris Saint-Germain ka fituar me rezultat 0-2 derbin e Francës kundër Marseille në Velodrome. Kampioni francez e mbylli këtë takim në pjesën e parë, ku shënoi dy gola për PSG. Kjo fitore e lënë në të njëjtën pozitë PSG ashtu sikurse edhe para kësaj ndeshje, në vendin e tretë
Paris Saint-Germain ka fituar në derbin e Francës kundër Marseille.
Djemtë e Maurucio Pochettinos kanë qenë shumë të fortë për ish skuadrën e Lorik Canës, derisa të dy golat janë shënuar në pjesën e parë.
Goli i parë është ardhur pas një kundërsulmi të shpejtë të PSG.
Di Maria ka gjetur për mrekulli Kylian Mbappen i cili depërton dhe gjendet ballë për ballë me portierin e PSG për të shënuar në minutën e 9 të ndeshjes.
PSG do të shënonte gol edhe në minutën e 24-të.
Kësaj radhe shënoi Mauro Icardi, i cili shfrytëzoi një krosim të Florenzit për të shënuar golin e dytë me kokë.
Pjesa e dytë u kontrollua nga PSG derisa deri në fund Pochettino nuk e angazhoi fare Neymarin.
Në fund Payet do të ndëshkohet me të kuq në minutën e parë shtesë të takimit derisa PSG arrin që të fitojë dhe tani ka 51 pikë, 3 pikë më pak se Lille në vendin e parë dhe një pikë më pak se Lyon në vendin e dytë.
(Kosova Sot Online)