Bayern gati për gjysmëfinalen kundër Al Ahlyit

  • A.P /
  • 08 February 2021 - 17:59
Bayern gati për gjysmëfinalen kundër Al Ahlyit

Bayern Munchen do të përballet sonte kundër Al Ahlyit në Katar derisa ndeshja pritet të zhvillohet në stadiumin “Ahmed bin Ali Stadium (Al Rayyan)”

Bayern shpreson që ta përsërit rekordin e Barcelonës të vitit 2009 duke fituar gjashtë trofe kryesor për një sezon.

Sezonin e kaluar bavarezët fituan Bundesligën, Kupën e Gjermanisë, Ligën e Kampionëve, Superkupën e Gjermanisë dhe Superkupën e Europës.

Tani ata janë në gjysmëfinale të Botërorit të Klubeve ku përballën me kampionët aziatik, Al Ahly.

Kështu sot nga fillimi për Bayernin ka startuar Lewandowski, Gnabry, Muler dhe Coman.


(Kosova Sot Online)