Benfica në garë për Hysajn?

  • A.P /
  • 08 February 2021 - 18:39
Benfica në garë për Hysajn?

Elseid Hysaj duket se ka vendosur që të largohet nga Napoli pas këtij sezoni kurse sot raportohet se Benfica është në kontakte me shqiptarin

Mbrojtësi i djathtë, 27 vjeç, ishte transferuar në gusht të 2015 në Napoli për një shumë rreth pesë milionë euro.

Ai ka luajtur 10 ndeshje këtë sezon në Serie A, derisa Gennaro Gattuso i ka dhënë mundësi që të nënshkruajë kontratë të re me skuadrën.

Por, marrëveshja e tij skadon në qershor dhe shqiptari, sipas Tuttomercatoweb, ka vendosur që të largohet.

Kjo media thotë se Benfica tashmë i ka kontaktuar përfaqësuesit e lojtarit dhe ka një përparim të vogël në negociata.

Hysaj ka 208 paraqitje për Blutë, ku ka shënuar një dhe ka bërë nëntë asiste gjatë kësaj kohe. 


(Kosova Sot Online)