Liverpool e dëshiron Skriniarin

  • A.P /
  • 08 February 2021 - 23:39
Liverpool e dëshiron Skriniarin

Mediat në Itali kanë shkruar sot se Liverpool ende është i interesuar për mbrojtësin e Interit, Milan Skriniar

Sipas këtyre mediave, Kloppit i pëlqen mbrojtësi i Interit.

Liverpool ende është duke e shqyrtuar mundësinë për të bërë një ofertë për mbrojtësin Milan Skriniar, për të cilin, siç raporton Tuttomercatoweb, nuk është i kënaqur në Itali.

Reds mbesin në kërkim të transferimit të një mbrojtësi me përvojë në skuadrën e tyre, derisa forma e tyre ka rënë për shkak të shumë lëndimeve që ka pasur skuadra –sidomos në aspektin defansivë. 

(Kosova Sot Online)