Nuhiu: Do të ringritemi

  • A.P /
  • 09 February 2021 - 17:02
Nuhiu: Do të ringritemi

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu e ka komentuar humbjen dhe eliminimin në Kupë nga Drita me rezultat 1:0.

Ai tha se s’do të lejojë që këto ndeshje t’i ulin dhe premtoi se do të ringriten.

“Nuk do të lejojmë që këto ndeshje të na ulin, pasi kemi treguar se mund të ringritemi dhe këtë do ta bëjmë edhe tani. Mendoj se ka qenë e taktizuar ndeshja dhe me pak raste, kjo ndeshje është vendosur nga aftësitë e një futbollisti vendas” – u shpreh Nuhiu.

Ai tutje tha se kishte kërkuar nga futbollistët të ndryshonin stilin e lojës për shkak të fushës.

“Kur e pashë fushën, iu kërkova futbollistëve ta ndryshojnë stilin e lojës pasi nuk ishte në gjendje të mirë” – theksoi trajneri i Dritës.

Gjilanasit u eliminuan pas 120 minutave, pas golit që shënoi Lorik Boshnjaku në minutën e 106-të.

(Kosova Sot Online)