Milan e gatshme të negociojë për Dalot me United

  • A.P /
  • 09 February 2021 - 19:09
Milan e gatshme të negociojë për Dalot me United

MIlan raportohet se po planifikon të fillojë bisedimet për ta blerë tërësisht kartonin e Diogo Dalot nga Manchester United

Kuqezinjtë për momentin i kanë dhënë prioritet rinovimeve si atë për Hakan Calhanoglu dhe Gianluigi Donnarumma, kontratat e të cilëve skadojnë në qershor.

Calciomercato.com  pret që lajmi për vazhdimin e kontratave të kësaj dyshe do të jepet në fund të muajit derisa në agjendë janë edhe negociatat me United.

Mbrojtësi i krahut do të jetë deri në qershor në San Siro, por ai nuk është pjesë e projektit të Ole Gunnar Solskaer në Old Trafford.

Sipas kësaj media nuk pritet të këtë shumë komplikime në këtë transfer, ashtu sikurse kishte me transferimin e Chris Smalling në verën e kaluar, pasi që Milan shpreson ta transferojë atë për më pak se 22 milionë euro, shumë më e ulët se United pagoi për ish mbrojtësin e Portos më 2018.

21 vjeçari pritet ta zëvendësoi Davide Calabria të dielën, pasi që ai është i suspenduar në ndeshjen kundër Spezias.;

Raporti shkruan se Dalot dëshiron të qendrojë në MIlan por për të janë interesuar edhe Sevilla, kështu që nëse kuqezinjtë dështojnë për të arritur marrëveshje me gjigantët e Premier Ligës, atëherë ai do rishikon kalimin edhe në ndonjë skuadër tjetër.

Dalot ka luajtur 16 ndeshje për Milanin prej që erdhi në këtë skuadër si i huazuar në verën e kaluar dhe i ka ndihmuar Kuqezinjtë që të kualifikuohen në 1/16 e finales së Europa Ligës, ku ka luajtur gjashtë ndeshje.

 Kontrata e tij me Manchester United skadon në qershor të vitit 2023.

(Kosova Sot Online)