
Interi synon vetëm fitore sonte në “Derbin e Italisë” kundër Juventusit

Interi e humbi ndeshjen e parë në Guiseppe Meaza me rezultat 2-1 kundër Juventusit
Sonte ata do të synojnë që të fitojnë për të arritur kështu në finalen e Kupës së Italisë, por këtë duhet ta bëjnë në Allianze të Torinos kundër kampionit aktual, Juventus.
Juventusi hynë i favorizuar në këtë takim por që ka disa mungesa derisa për Interin sonte nga minuta e parë kanë startuar dyshja që munguan në ndeshjen e parë, Lukaku dhe Hakimi.
Bashkë me Lukaku dhe Hakimi ka startuar Lautaro dhe Christian Eriksen.
Në anën tjetër për Juventusin sonte nga minuta e parë ka startuar Ronaldo dhe Kulusevski në sulm derisa ndryshime ka në mbrojtje ku kanë startuar dyshja e re e mbrojtjes se Juves, De Ligt dhe Demiral.
(Kosova Sot Online)