
S’ka fitues në ndeshjen Manchester United-West Ham, ndeshja shkon në vazhdime

Ka përfunduar pjesa e rregullt e ndeshjes në mes të Manchester United-West Ham me rezultat të barabartë 0-0
West Ham ka arritur që ta dërgojë këtë ndeshje në vazhdime edhe pse United ishin më të rrezikshëm gjatë gjithë ndeshjes.
Skuadra e Ole Gunnar Solskjaer ishte shumë e mirë në pjesën e parë derisa pati disa raste të mira për të shënuar gol.
Edhe në pjesën e dytë United e dominoi takimin derisa pati 14 herë tentime për gol kurse West Ham e kishte një tentim dhe atë të parrezikshëm pasi që topi u bllokua dhe doli jashtë.
Pas 90 minutave, ndeshja pritet që të shkojë në vazhdime ku edhe do të përcaktohet ekipi që do të kalojë në çerekfinale
(Kosova Sot Online)