
Solomon konfirmon se disa skuadra në Premier Ligë e kërkojnë atë

Sulmuesi izraelit Manor Solomon ka thënë se ai është në bisedime me disa blerës të mundshëm në Angli, kurse transferi i tij mund të realizohet në verë
Sulmuesi i lidhur me një kalim në Arsenal, Manor Solomon ka konfirmuar se një numër klubesh në Premier Ligë kanë shprehur interesimin për të.
Solomon është raportuar se është synim për Arsenalin në muajt e fundit, me raportet që shkruanin se agjenti i 21 vjeçarit, Pini Zahavi është në biseda me drejtorin teknik Edu për një transfer gjatë afatit të verës.
Topxhinjtë duket se nuk janë i vetmi klub që po konsideron transferin e Solomon, pasi që ylli i Shakhtar Donetsk ka thënë se ai ka disa opsione në tavolinë tashmë.
“Kemi biseda me disa skuadra nga Anglia”, tha Solomon për organizatën “Sport5”. “Shumë alternativa mund të ndodhin gjatë verës”.
“Ëndrra ime është të luajë në Angli dhe duket se ky është opsioni më real për mua”.
“Po ashtu, skuadrat nga Anglia ende mund të paguajnë për transferin tim”.
Solomon luan në pozitën e sulmuesit.
(Kosova Sot Online)