
Bayerni i gatshëm ta paguajë klauzolën e Upamecanos

Bayern Munchen është gati për të paguar klauzolën e Upamacanos, ka shkruar gazetari i njohur i transfereve, Fabrizio Romano
Mbrojtësi i Leipzig është njëri prej lojtarëve më të kërkuar kohëve të fundit nga shumë skuadra në Europë.
Megjithatë, sipas Romanos për momentin vetëm Bayern Munich është gati për ta paguar klauzolën e lojtarit.
“Manchester United nuk është në bisedime të avancuara për të nënshkruar me Upamecanon – gjithmonë i ka pëlqyer por “nuk do të bëj këtë”, ka shkruar Romani.
Sipas tij, synim kryesor i Bayernit është pikërisht mbrojtësi francez.
“Ai është synim kryesor i Bayern Munich të cilët janë gati ta paguajnë klauzolën e tij”.
Megjithatë, Romano ka shkruar se Chelsea dhe Liverpool mbesin në garë për të derisa PSG e ka ftohur interesimin.
“Chelsea dhe Liverpool ende janë në garë. Kurse PSG është ftohur dhe duket se nuk e dëshiron më.
(Kosova Sot Online)