
Ky mund të jetë verdikti i Gjykatës për Ibrën dhe Lukakun

Sulmuesit të Interit, Romelu Lukaku dhe atij të Milanit, Zlatan Ibrahimovic mund të marrin dënim edukativ si qëllim për ta promovuar fer playn
La Repubblica raporton që dy ish lojtarët e Manchester United, të cilët patë një përleshje verbale në pjesën e parë në ndeshjen Inter-Milan në Kupën e Italisë, pritet të mësojnë datën se kur do të paraqiten para prokurorisë federale.
Raporti thotë se besohet që dënimi i tyre do të jetë një “ujdi mes palëve” pra me një dënim edukativ që ka për qëllim promovimin e fer playit.
Komisioni i Disiplinës tashmë ka suspenduar si Zlatanin ashtu edhe Lukaku për një ndeshje në Kupa Italia, e cila gjë bëri që belgu mos të paraqitet në ndeshjen e parë gjysmëfinale kundër Juventusit.
(Kosova Sot Online)