Sevilla fiton përballjen e parë gjysmëfinale kundër Barcelonës

  • A.P /
  • 10 February 2021 - 23:07
Sevilla fiton përballjen e parë gjysmëfinale kundër Barcelonës

Sevilla e ka mposhtur në shtëpi të vet Barcelonën në Sanchez Pizjuan. Golat për vendasit i shënuan Kounde dhe Rakitic. Ndeshja e dytë gjysmëfinale do të luhet në Camp Nou më 3 mars

Sevilla e ka mposhtur me rezultat 2-0 Barcelonën për të shkuar në takimin e kthimit me një epërsi solide.

Barcelona e nisi më mirë këtë takim ku Messi pati shansen e parë për shënim në minutën e 11-të të ndeshjes por goditjen e tij e priti portieri i Sevillës.

Sevilla rrezikoi për herë të parë Barcelonën me Kounde në minutën e 19-të pasi që merr një top të mirë në zonë por goditja e tij ishte e pasaktë.

Kounde nuk gaboi në herën e dytë pasi që arrin të shënon në minutën e 25-të të ndeshjes. Ai pasi hyri në zonë bëri një goditje të saktë që përfundoi në anën e majtë të portës së ter Stegen.

Sevilla pati një rast të mirë në minutën e parë shtesë të pjesës së parë por megjithatë nuk arriti që të shënoi gol pasi që Escudero fitoi një top në kthim por ter Stegen pret topin.

Në pjesën e dytë Messi përsëri do të sulmonte portën e Sevillës.

Ai bëri një goditje jashtë zonës në minutën e 55-të por topi përfundon përpak jashtë këndit të majtë të portës.

Messi pati edhe një rast në minutën e 72-të te ndeshjes por prapë ai ishte i pafat në përpjekjen e tij.

Fituesi i kësaj ndeshje praktikisht u vendos në minutën e 85-të ku shënoi Ivan Rakitic një gol të bukur.

Tani Sevilla do të këtë punë edhe 90 minuta ku do të luajë në Camp Nou për të shkuar në finale, ndeshje e cila do të luhet më 3 mars.

(Kosova Sot Online)