Milan do të rinovojë me Romagnoli

  • A.P /
  • 11 February 2021 - 17:23
Milan do të rinovojë me Romagnoli

Milan raportohet se është duke punuar për të rinovuar kontratën me kapitenin Alessio Romagnoli, duke shpresuar që ta zgjat kontratën e tij më gjatë se viti 2022

La Gazzetta dello Sport raporton që Kuqezinjtë presin që të rinovojnë me Romagnolin duke mos e rritur pagën e tij që është 3.5 milionë euro në sezon.

Negociatat do të jenë të shkurtra nëse Romagnoli do të jetë i kënaqur me shifrat e tanishme atëherë kontrata e tij do të zgjatet edhe për katër vjet.

Nëse kapiteni dëshiron rritje, gazeta ka shkruar se klubi do të fillojë negociata me 26 vjeçarin për të gjetur një zgjidhje që i kënaq të dyja palët.

Romagnoli pos MIlanit ka edhe 12 paraqitje për Italinë kurse ka luajtur edhe 16 ndeshje në Serie A gjatë sezonit 2020-21, duke shënuar një gol gjatë kësaj kohe. 


(Kosova Sot Online)