
Barnsley – Chelsea, kjo është ndeshja e fundit e rrethit të pestë të FA Cup

Chelsea do të këtë punë me skuadrën e Championship Barnsley në rrethin e pestë të FA Cup
Në rast të fitores Chelsea do të kualifikohet në çerekfinale të kësaj gare.
Deri me tani kualifikimin në FA Cup e ka siguruar AFC Bournemouth, Manchester United, Manchester City, Leicester City, Sheffield United dhe Everton.
Deri me tani Southampton është duke fituar kundër Wolves, ndeshje e cila ka filluar në 18:30, kurse ndeshje e fundit është Barnsley-Chelsea.
Tuchel prej që është emëruar trajner i Chelsea nuk ka asnjë humbje derisa ka shënuar 3 fitore dhe një barazim.
Për ta vazhduar këtë rezultat pozitiv, Tuchel në sulm sot ka startuar me Ziyech, Pulisic dhe Abraham.
(Kosova Sot Online)