Lojtarët e Romës kërkojnë që Dzekos t’i kthehet shiriti i kapitenit

  • A.P /
  • 11 February 2021 - 22:21
Lojtarët e Romës kërkojnë që Dzekos t’i kthehet shiriti i kapitenit

Sipas La Gazzetta dello Sport, lojtarët e Romës dëshiron që Edin Dzeko ta bartë shiritin e kapitenit përsëri, por klubi e ka refuzuar kërkesën e tyre

Ish sulmuesit të Manchester City i është marrë shiriti i kapitenit në janar pas tensioneve që ai pati me trajnerin Paulo Fonseca.

Boshnjaku është stërvitur i ndarë nga grupi në fund të janarit kur u raportua se ai mund t’i bashkohet Interit në një marrëveshje shkëmbimi me Alexis Sanchez.

Menaxheri gjeneral i Romës, Tiago Pinto ka konfirmuar më 3 shkurt së Dzeko nuk është më kapiten i Romës.

Sipas La Gazzetta dello Sport, megjithatë, lojtarët e Romës dëshirojnë që atij ti kthehet shiriti i kapitenit.

Kërkesë për këtë ka bërë edhe Lorenzo Pellegrini, i cili ishte emëruar si kapiten i Romës.

Klubi e ka refuzuar kërkesën e lojtarit, por Dzeko mund të startojë kundër Udineses të dielën.

Boshnjaku u rikthye në skuadër vikendin e kaluar në ndeshjen e Romës kundër Juventusit por nuk startojë në Allianz por hyri në pjesën e dytë duke zëvendësuar Borja Mayoralin.


(Kosova Sot Online)