Raiola shpjegon pse nuk mund të flet për të ardhmen e Pogbës tani

  • A.P /
  • 11 February 2021 - 23:02
Raiola shpjegon pse nuk mund të flet për të ardhmen e Pogbës tani

Mino Raiola ka shpjeguar pse ai nuk mund të flet për Paul Pogban dhe rikthimin e tij të mundshëm në Juventus

Raiola është në Palazzo Parigi në Milan ku është duke u mbajtur asambleja e Serie A.

Agjenti ka folur edhe për zgjatjen e kontratave të Gigio Donnarumma dhe Zlatan Ibrahimovic para se të flas për të ardhmen e mesfushorit të Manchester United, Paul Pogba.

“Prapë ju, më lini rehat, nuk mund të flas për Pogban për shkak se njerëzit bëhen nervoz, nuk i zë gjumi natën”, tha Raiola.

“Është më mirë mos të flas. Duhet të punoj në qetësi, nëse flas, dikush mund të ofendohet”.

A ka ndonjë mundësi që ylli francez do të rikthehet në Juventus?

“Nuk flas asgjë, bëjë çfarë duhet të bëj me njerëz të tjerë, jo para jush. Unë gjithmonë punoj në hije”.

Kontrata e Pogbas me Manchester United skadon në qershor të 2022.

(Kosova Sot Online)