Atletico nuk gabon, triumfon ndaj Granadas

  • 13 February 2021 - 16:23
Atletico nuk gabon, triumfon ndaj Granadas

Atletico Madrid është ritkhyer shpejt te fitoret pas barazimit xhiron e kaluar.

Ekipi i Diego Simeones fitoi 1:2 ndaj Granadas në kuadër të javës së 23-të në La Liga.

Llorente dhe Correa realizuan për mysafirët, kurse Herrera shënoi për vendasit.

Me këtë fitore, Atletico Madrid shkon në kuotën e 54 pikëve, tetë më shumë se Real Madridi që ka një ndeshje më shumë të luajtur dhe 11 më shumë se Barcelona. 

(Kosova Sot Online)