Klopp e pranon që Liverpooli nuk është në garë për titull

  • A.P /
  • 13 February 2021 - 18:11
Klopp e pranon që Liverpooli nuk është në garë për titull

Liverpooli ka shkuar në tri ndeshje duke humbur, pasi u mposht sot nga Leicester City me rezultat 3:1.

Kështu, “Reds” konfirmuan krizën që i ka kapluar.

Trajneri, Jurgen Klopp u shpreh se ata nuk janë në garë për titull.

“Po. Nuk po mund ta besoj, por po”, ka thënë Klopp në pyetjen që ia bëri gazetari se a është dorëzuar ‘The Reds’.

Aktualisht, Liverpooli gjendet në vendin e katërt me 40 pikë, 10 më pak se Manchester City, i cili ka edhe dy ndeshje më pak të zhvilluara. 

(Kosova Sot Online)