Napoli mposht Juventusin, Rrahmani me paraqitje fantastike
Napoli ka arritur ta mposht Juventusin me rezultat minimal 1:0 në kuadër të javës së 22-të në Serie A.
Amir Rrahmani ia fitoi penalltinë vendasve që në gol e shndërroi Insigne në minutën e 31-të.
Amir Rrahmani tregoi paraqitje fantastike sonte duke u treguar lider në qendër të mbrojtjes.
Me këtë fitore, Napoli shkon në kuotën e 40 pikëve në vendin e katërt, dy më pak se Juventusi që gjendet në vendin e tretë.
(Kosova Sot Online)
