
Rrahmani prej më të vlerësuarve në fitoren ndaj Juventusit

Napoli ka arritur ta mposht Juventusin me rezultat minimal 1:0 në kuadër të javës së 22-të në Serie A.
Amir Rrahmani ia fitoi penalltinë vendasve që në gol e shndërroi Insigne në minutën e 31-të.
Amir Rrahmani tregoi paraqitje fantastike sonte duke u treguar lider në qendër të mbrojtjes.
Nga Whoscored, Amir Rrahmani është vlerësuar me notën 7.4, ndërsa vetëm Insigne pati notë më të lartë 7.6.
(Kosova Sot Online)