Barcelona e deklason Alavesin, shkëlqejnë Messi e Trincao

  • A.P /
  • 13 February 2021 - 22:56
Barcelona e deklason Alavesin, shkëlqejnë Messi e Trincao

Barcelona ka arritur të shënojë fitore të thellë 5:1 ndaj Alavesit, në kuadër të javës së 23-të në La Liga.

Trincao e nisi festivalin e golave në minutën e 29-të për ta vazhduar Messi në sekondat e fundit të pjesës së parë.

Rioja ngushtoi epërsinë për mysafirët, por Trincao, Messi e Firpo thelluan epërsinë e vendasve duke mos i lënë asgjë rastit.

Me këtë fitore, Barcelona shkon në pozitën e dytë me 46 pikë, tetë më pak se Atletico Madridi. 

(Kosova Sot Online)