Lukaku e arrin shifrën e 300 golave në karrierë

  • A.P /
  • 15 February 2021 - 00:36
Lukaku e arrin shifrën e 300 golave në karrierë

Sulmuesi i Interit, Romelu Lukaku, e ka shënuar golin e 300-të në karrierë në fitoren e zikaltërve 3:1 kundër Lazios të dielën.

Përfaqësuesi belg i shënoi dy gola dhe asistoi një herë për Lautaro Martinezin për t’i ndihmuar Interit ta mundë Lazion dhe ta marrë kreun e Serie A.

Ai e shënoi golin e 299-të në karrierë nga penalltia dhe më pas e arriti edhe golin e 300-të duke shënuar nga loja e hapur.

27-vjeçari i ka shënuar 300 gola në karrierë për klubet dhe Kombëtaren e Belgjikës.

Lukaku iu bashkua Interit nga Manchester United në verën e vitit 2019 për 80 milionë euro.

Ai i ka shënuar 56 gola në 80 ndeshje për zikaltrit që prej atëherë.

300 golat e Lukakut

Everton                               87

Belgjikë                              57

Inter                                     56

Manchester United          42

Anderlecht                         41

West Bromwich Albion  17

(Kosova Sot Online)