
Fanella e Rashicës paguhet më së shumti në ankand te Werderi

Werder Bremen ka organizuar një ankand për të shitur online fanellat që futbollistët kishin veshur në ndeshjen kundër Schalke 04.
Kjo ishte herë e tretë që klubi gjerman e bënte një ankand të tillë në Matchwornshirt.com.
Werderi ka publikuar të dhënat dhe zbulohet se fanella e Milot Rashicës është ajo që është blerë me çmimin më të shtrenjtë në ankand.
855 euro janë paguar për fanellën e sulmuesit dardan, ndërsa për fanellat e Theodor Gebre Selassie dhe Leonardo Bittencourt u paguan 739 dhe 725 euro.
(Kosova Sot Online)