Tuchel e “kthjellë” Chelsean, e mposht edhe Newcastle

  • A.P /
  • 15 February 2021 - 23:06
Tuchel e “kthjellë” Chelsean, e mposht edhe Newcastle

Chelsea “fluturon” në zonën Champions nën drejtimin e Thomas Tuchel. Me trajnerin gjerman në stol (zëvendësoi Frank Lampardin), blutë e Londrës siguruan fitoren e katërt radhazi në Premier League dhe të pestën në seri në të gjitha garat.

“Viktima” e radhës e formacionit londinez ishte Newcastle United, që u mposht 2-0 në “Stamford Bridge”.

Në fakt, vendësve u mjaftoi pjesa e para për tri pikët, pasi shkuan në dhomat e zhveshjes në epërsi të dyfishtë me gola të shënuar nga Oliver Giroud dhe Timo Werner, respektivisht në minutat 31’ dhe 39’.

Gjatë pjesë së dytë Chelsea i la disi terren kundërshtarit, por as Joseph Willock dhe as Miguel Almiron nuk arritën t’i shfrytëzonin rastet për të shënuar të paktën një gol për Newcastle.

(Kosova Sot Online)