Këto ekipe do të shpallen kampione në 5 ligat kryesore evropiane, sipas një studimi

  • 16 February 2021 - 09:03
Këto ekipe do të shpallen kampione në 5 ligat kryesore evropiane, sipas një studimi

Fundi i sezonit 2020/21 po afron dhe liderët e ligave kryesore evropiane po kërkojnë ta bëjnë hapin e fundit drejt lavdisë.

Tani për tani, Atletico Madrid, Manchester City, Inter, Lille dhe Bayern Munich prijnë në Spanjë, Angli, Itali, Francë dhe Gjermani.

Por kush do të jetë i pari në fund të muajit maj? Observatori i Futbollit Ndërkombëtar, CIES, është përpjekur t’i përgjigjet kësaj pyetjeje duke e projektuar rezultatin përfundimtar në secilën prej pesë ligave kryesore evropiane.

“Projeksioni u llogarit duke e përdorur një model të statistikave duke i marrë parasysh goditjet në portë dhe goditjet nga zona, golat e shënuara dhe golat e pranuar, posedimin e topit, si dhe pasimet”, ka thënë CIES.

Në bazë të kësaj, kështu do të duken tabelat përfundimtare në pesë ligat kryesore evropiane.

Premierligë: Manchester City kampion.

Image

La Liga: Atletico Madridi kampion:

Image

Serie A: Interi kampion

Image

Bundesliga: Bayern Munich kampion:

Image

 

Ligue 1: Lyoni kampion

Image

,

(Kosova Sot Online )