
Tifozët i japin zemër futbollistëve të Barcelonës para ndeshjes me PSG-në

Pas pak në “Camp Nou”, Barça do të presë Parisin, për të zhvilluar ndeshjen e veçantë në kuadër të Ligës së Kampionëve, Tifozët janë gati për këtë ndeshje, edhe pse do të detyrohen ta shikojnë nga vende të ndryshme, por jo edhe stadiumi.
Rikthehen emocionet e Ligës së Kampionëve.
Nga ora 21:00, Barcelona do të ketë punë në ‘Camp Nou’ me Paris Saint Germainin e Mauricio Pochettinos, që fatkeqësisht në një ndeshje të tillë, nuk i ka të gatshëm Angel Di Marian dhe Neymarin.
Sido që të jetë, tifozët janë të entuziazmuar me rikthimin e Champions League dhe një numër i konsiderueshëm i tyre kanë dal para‘Camp Nou’ për t’i dhënë zemër skuadrës.
(Kosova Sot Online)