
Messi vs Mbappe, një betejë për të tashmen dhe të ardhmen

Barcelona dhe Paris Saint-Germain do të përballen këtë të marte në kuadër të Ligës së Kampionëve në “Camp Nou”.
Në mungesë të Neymar Junior, padyshim që vëmendja do të jetë te Kylian Mbappe në anën e Parisit, kurse te Lionel Messi në anën e vendasve.
Mbappe do të tentojë të lë gjurmë dhe të dalë mbi Messin sonte, që vazhdon të jetë më i miri në botë.
Do të jetë një betejë që mund ta shohim shpesh në Spanjë, por ndoshta edhe në anë të kundërt, Messin me fanellën e PSG-së dhe Mbappen me atë të Realit.
Mbappe, 21-vjeçar, shihet si pasardhësi i Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit me të cilin mund të sqarojë shumë gjëra sonte.
Pak a shumë, janë në formë të njëjtë këtë edicion.
Messi deri më tani ka shënuar 19 gola në të gjitha garat, në anën tjetër Mbappe ka realizuar 18 herë në 27 paraqitje.
(Kosova Sot Online)