Juve kthehet në shtëpi kokëulur, Chiesa mban “Zonjën e Vjetër” në lojë

  • A.P /
  • 17 February 2021 - 23:00
Juve kthehet në shtëpi kokëulur, Chiesa mban “Zonjën e Vjetër” në lojë

Juventusi rrezikon të eliminohet që tani nga Liga e Kampionëve.

Në ndeshjen e parë kundër Portos, Juve befasisht është mposhtur 2-1 në Portugali.

Mehdi Taremi në minutën e dytë shfrytëzoi një gabim të portierit dhe mbrojtjes së Juves, derisa Moussa Marega shënoi për 2-0 me të filluar pjesa e dytë, në minutën e 46-të.

Juve me Cristiano Ronaldon, e arritën golin e vlefshëm, atë si mysafirë, me anë të Chiesas, çka do të thotë se me një fitore 1-0 në Torino, mund të arrijnë në çerekfinale të Championsit. 

(Kosova Sot Online)