Torino triumfon ndaj Cagliarit, pak minuta edhe për Vojvodën

  • A.P /
  • 19 February 2021 - 23:57
Torino triumfon ndaj Cagliarit, pak minuta edhe për Vojvodën

Torino arriti tri pikë të rëndësishme në transfertë ndaj Cagliarit, të cilin e mposhti me rezultat minimal 0:1, në kuadër të javës së 23-të në Serie A.

Goli i Bremer në minutën e 76-të ishte vendimtar për fatin e këtij takimi.

Minuta në këtë përballje pati edhe futbollisti kosovar, Mërgim Vojvoda.

Ai u inkuadrua në minutën e 89-të, duke luajtur për gjashtë minuta, përfshirë kohën shtesë.

Kjo ishte hera e parë që Vojvoda pati minuta që nga 6 janari, ku u inkuadrua në fund në ndeshjen ndaj Veronës.

(Kosova Sot Online)