
Gjithçka gati për “Derby della Madonnina”

Derbi numër 228 i “Madonninas” mes Interit dhe Milanit ka marrë përmasat e një sfide vendimtare.
Sigurisht që nuk do të përcaktojë se kush do të shpallet kampion dhe as nuk është ndeshja e fundit e sezonit, por do të japë një ide të qartë nëse zikaltrit janë vërtetë më të fortë se sezonin e shkuar dhe rrjedhimisht më pranë titullit kampion, apo kuqezinjtë janë rikthyer skuadra e dikurshme, e aftë për të gjunjëzuar edhe kundërshtarë të vështirë me prestigjin e një ekipi që vetëbesimin e ka patur armën më të fortë.
(Kosova Sot Online)