Përplasi kokën me kundërshtarin, gjakoset futbollisti i West Ham

  • A.P /
  • 21 February 2021 - 14:25
Përplasi kokën me kundërshtarin, gjakoset futbollisti i West Ham

Gjatë ndeshjes mes Tottenhamit dhe West Hamit ka ndodhur një situatë jo e mirë.

Tomas Soucek përplasi kokën me Davinson Sanchez të Tottenham brenda zonës së West Ham.

Në vend që të qëndronte në tokë ndërsa vetulla e tij po pomponte gjak, ai menjëherë u ngrit lart për të provuar ta ndalojë sulmin e Spurs.

I mbuluar me gjak dhe vetëm në gjendje të shihte nga një sy, Tomas Soucek ishte i vendosur të mbante portën e paprekur. 

(Kosova Sot Online)