Llapi i fortë për Gjilanin, merr tri pikë të mëdha

  • A.P /
  • 21 February 2021 - 15:03
Llapi i fortë për Gjilanin, merr tri pikë të mëdha

Në stadiumin “Zahir Pajaziti” sot i matën forcat Llapi dhe Gjilani, në kuadër të javës së 20-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Llapi arriti fitore me rezultat 3:1 ndaj ekipit të Bylbyl Sokolit, që nuk e ka nisur aspak mirë stinorin pranveror.

Me këtë fitore, Llapi shkon në kuotën e 23 pikëve dhe ngjitet në vendin e shtatë.

Në anën tjetër, Gjilanin mbetet i katërt me 30 pikë dhe me shumë pak gjasa për garat evropiane. 

(Kosova Sot Online)