Ballkani shfrytëzon “nderin” e Dritës, rrëmben primatin në tabelë

  • A.P /
  • 21 February 2021 - 15:33
Ballkani shfrytëzon “nderin” e Dritës, rrëmben primatin në tabelë

Ballkani ka sh¥nuar fitore të madhe në Suharekë ndaj Feronikelit, në kuadër të javës së 20-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Suharekasit triumfuan minimalisht 1:0, ndërsa Mirlind Daku shënoi golin e vetëm në ndeshje në minutën e 82-të.

Me këtë fitore, Ballkani ngjitet në vendin e parë në tabelë mee 44 pikë, aq sa ka edhe Drita një pozitë më poshtë.

Në tjetrën anë, Feronikeli mbetet ne mes të tabelës me 24 pikë. 

(Kosova Sot Online)