Dele Alli shënon gol të çmendur dhe e detyron edhe Mourinhon të festojë!

  • A.P /
  • 24 February 2021 - 18:33
Dele Alli shënon gol të çmendur dhe e detyron edhe Mourinhon të festojë!

Jose Mourinho nuk po i beson shumë Dele Allis, për të s’ka shumë hapësira në ekip.

Sido që të jetë, kohë pas kohe ai po merr minuta, ashtu si në ndeshjen e sotme në Europa League kundër Wolfsberger AC.

Ai sapo ka shënuar një gol të çmendur, duke i vërtetuar Mourinhos se është ai talenti që dikur të gjithë flisnin për të.

Alli shënoi për 1-0 në minutën e 10-të një gol shumë të bukur në mënyrë akrobatike,

(Kosova Sot Online)