Juve do të kërkojë çerekfinalen pas vazhdimeve, Dortmund barazon, por kualifikohet
Juventusi do të kërkojë çerekfinalen e Ligës së Kampionëve vetëm pas 30 minutave vazhdime, derisa tashmë Borussia Dortmundi e ka prerë biletën pasi eliminoi Sevillën me rezultat të përgjithshëm 5-4.
Juve ka kryer gjysmën e punës.
Zonja e Vjetër ka arritur të përmbysje rezultatin pas humbjes së parë 2-1 në Portugali, për të fituar 2-1 pas 90 minutave në Torino, çka do të thotë se ndeshja do të shkojë në vazhdime fillimisht, dy herë nga 15 minuta dhe nëse s’ka gola, atëherë gjithçka do të përcaktohet pas penalltive.
Heroi i Juves këtë mbrëmje është Federico Chiesa që shënoi dy gola në pjesën e dytë, për të përmbysur rezultatin e përgjithshëm nga 1-3 në 3-3.
Juve po luan me një lojtar më shumë që nga minuta e 54’, kur Mehdi Taremi u përjashtua nga loja pasi për dy minuta u ndëshkua me dy të verdhë.
Dortmundi nuk i ka lënë asnjë hapësirë befasive, duke e mundur edhe në shtëpi Sevillën. Pasi fitoi ndeshjen e parë në udhëtim 3-2, Dortmund në Gjermani barazoi 2-2, Erling Haaland realizoi për vendasit, derisa En Nesyri për mysafirët.
(Kosova Sot Online)
