Porto e çon Juven te shpija me një lojtar më pak pas 120 minutave lojë

  • A.P /
  • 09 March 2021 - 23:49
Porto e çon Juven te shpija me një lojtar më pak pas 120 minutave lojë

Juventusi bashkë me Cristiano Ronaldon janë eliminuar nga Liga e Kampionëve. Porto ka arritur të shënojë golat e shumë kërkuar si mysafirë që pavarësisht humbjes 3-2 në Torino dhe rezultatit të përgjithshëm 4-4, arriti të eliminojë Juventusin dhe të kualifikohet në çerekfinale.

Përfundon aventura e Juventusit për këtë vit në Ligën e Kampionëve.

Zonja e Vjetër është eliminuar nga Porto në 1/8 e finales.

Juve duhej të përmbyste gjithçka në Torino dhe pas 90 minutave lojë, dhe me një lojtar më shumë në fushë, pasi Mehdi Taremi u përjashtua me të kuq në minutën e 54’ – arriti ta bëjë këtë duke fituar kohën e rregullt me rezultatin 2-1, për ta dërguar sfidën në vazhdime.

(Kosova Sot Online)