“Baba, ka shënuar më shumë se unë”, Basha e Grezda ngacmojnë Etrit Berishën
Etrit Berisha është prej vitesh një nga portierët më të mirë shqiptarë.
“Gardiani” dhe kapiteni i kombëtares shqiptare (63 ndeshje me kuqezinjtë), feston sot 32-vjetorin e lindjes.
Të shumta kanë qenë urimet për të, teksa lojtari nga Prishtina ka kujtuar kohën kur mbronte portën e suedezëve të Kalmar, ekip me të cilin shkëlqeu në vitet (2009-2013).
Berisha, i cili aktualisht është pjesë e Spal në Serie B, ka postuar një video të një ndeshje me Kalmar, në të cilën pret gjithçka dhe frenon sulmet e kundërshtarëve.
Në fund edhe qershia mbi tortë, me Etrit Berishën që tregohet i saktë nga pika e penalltisë, tund rrjetën dhe i dhuron avantazhin skuadrës së tij.
(Kosova Sot Online)
