
VAR-i e ‘tmerron’ Milanin, ia anulon dy gola

Manchester United dhe Milan vazhdojnë të barazojnë 0-0 në ‘Old Trafford’.
Mysafirët janë duke bërë paraqitje më të mirë.
Të besuarit e Stefano Piolit deri më tani e kanë gjetur dy herë golin, por VAR ka ndërhyrë në të dy rastet duke i anuluar ato.
Fillimisht shënoi Rafael Leao një gol të bukur, por doli të ishte në pozitë jashtë loje.
Pak minuta më vonë, në atë të 12-të, Franck Kessi shënoi një gol edhe më të bukur se Leao, por VAR-i konfirmoi se mesfushori i Milan kishte ndalur topin me dorë, duke anuluar edhe këtë gol.
Mysafirët nuk janë me fat, përveç mungesave të shumta, sonte duket se edhe VAR-in e kanë kundër tyre.
(Kosova Sot Online)