Talenti 18-vjeçar i shënon Milanit pas pesë minutave në fushë
Manchester United është duke e mposhtur 1-0 Milanin në ‘Old Trafford’.
Në minutën e 50-të, vendasit e kanë gjetur golin përmes të riut, Amad Diallo.
Ai hyri në lojë në start të pjesë së dytë dhe iu deshën vetëm pesë minuta për ta dërguar topin në rrjetë, duke shënuar golin e parë për ‘Djajtë e Kuq’.
Ai u ble për 55 milionë euro në janar nga Atalanta.
(Kosova Sot Online)
