Milanit i rikthehen dy yjet në stërvitje

  • A.P /
  • 12 March 2021 - 18:05
Milanit i rikthehen dy yjet në stërvitje

Theo Hernandez dhe Hakan Calhanoglu raportohet se janë kthyer në stërvitjen e Milanit dhe do të jenë në gjendje të luajnë kundër Napolit.

Rossonerët rifilluan stërvitjen sot pas udhëtimit të tyre në Old Trafford, ku ata barazuan 1-1 në ndeshjen e parë të 1/16 së finales të Evropa Ligës.

Sipas Calciomercato, të dy Theo dhe Calhanoglu u kthyen në stërvitje të plotë sot dhe do të kenë të drejtë të përballen me Napolin të dielën.

Të dy lojtarët kishin humbur ndeshjen kundër Djajve të Kuq me Ismael Bennacer, Mario Mandzukic, Ante Rebic, Zlatan Ibrahimovic dhe Alessio Romagnoli që munguan gjithashtu.


(Kosova Sot Online)