Munishi e konfirmon se do të jetë trajner i Gjilanit

  • A.P /
  • 12 March 2021 - 19:26
Munishi e konfirmon se do të jetë trajner i Gjilanit

Munishi e konfirmon se do të jetë trajner i Gjilanit, u kërkon falje “Skifterave”

Ismet Munishi e ka konfirmuar edhe vet se do të jetë trajner i Gjilanit për një vit e gjysmë.

Ekipi gjilanas ndau rrugët me Bylbyl Sokolin, kurse shumë shpejt, presidenti Florim Zuka konfirmoi se Ismet Munishi do të marrë drejtimin.

Munishi përmes një postimi në ‘Facebook’ i kërkon falje tifozëve “Skifterat” në lidhje me deklaratat kundër tyre sa ishte pjesë e klubeve të tjera kosovare.

(Kosova Sot Online)