“Nuk isha më në kontakt me këmbën time”, ylli i Dortmund flet për lëndimin që pësoi

  • A.P /
  • 12 March 2021 - 21:08
“Nuk isha më në kontakt me këmbën time”, ylli i Dortmund flet për lëndimin që pësoi

Pas dëmtimit horror , Axel Witsel është rikthyer të flasë për dëmtimin e tij, planet për karrierën dhe vështirësitë që hasi familja e tij me Covid-19.

Ai momentalisht ndodhet në Belgjikë në një fazë rekuperimi, pasi u dëmtua në tendinë, më 9 janar, duke i shkaktuar atij një ndalesë të gjatë për në fushën e lojës. Teksa foli dhe për të ardhmen e tij ai u shpreh se ka një kontratë deri në vitin 2022 me Dortmundin dhe se dëshiron të jetë në fushat e gjelbërta për të paktën 3 vite të tjera.

Dëmtimi: “Unë do ta filloj sezonin pas një pauze të gjatë pa luajtur. Se çfarë do të më sjellë e ardhmja, nuk mund ta them akoma. Nëse mund të qëndroj në Dortmund, do të ishte mirë sepse ndihem mirë këtu në klub dhe në qytet. Por unë ende kam pak kohë për t’u marrë me çështjen e kontratës. Rikthimi në fushë është shumë më i rëndësishëm në të ardhmen e afërt. Dukej sikur një copë druri ishte thyer në dysh. Unë doja të ngrihesha, por këmba e majtë nuk reagoi. Unë nuk isha më në kontakt me këmbën time. Doja ta ngritja, por ajo nuk mu bind”.

E ardhmja: “Unë do të preferoja ta kisha këtë dëmtim tani, në moshën 32 vjeç, sesa në 20 vjeç. Sepse si lojtar i ri mund të shqetësohesh dhe të mendosh për të ardhmen e karrierës tënde. Unë sigurisht që nuk jam dhjetë vjet përpara në futbollin profesionist, por dua të luaj të paktën dy ose tre vjet më shumë. Unë e di që mund ta bëj “.

Vështirësitë me Covid-19: “Nëna ime ishte e para në familjen tonë që u sëmur, pastaj unë, pastaj gruaja ime shtatzënë dhe fëmijët e mi. Unë kisha ethe dhe ndjehesha i lodhur, sikur sapo kisha luajtur tre ndeshje me radhë. Nënës sime iu desh të shkonte në spital, në kujdesin intensiv, ku mori oksigjen. Gjendja e saj u përmirësua vetëm pas dhjetë ditësh. Sot, ajo është në shtëpi dhe shumë mirë. Por ishte e tmerrshme që të ndjeheshin efektet katastrofike që mund të ketë koronavirusi “.

(Kosova Sot Online)