Federata e Volejbollit e zgjedh kryetarin e ri

  • A.P /
  • 12 March 2021 - 23:46
Federata e Volejbollit e zgjedh kryetarin e ri

Federata e Volejbollit e Kosovës sot ka mbajtur Kuvendin e Punës 2020 dhe Zgjedhor.

Për shkak të situatës pandemike dhe numrit të delegatëve, Kuvendi është mbajtur online.

Mbledhjen e Kuvendit të Punës e hapi kryetari Abedin Ibrahimi i cili falenderoi të gjithë delegatët për bashkpunimin gjatë kohës sa ishte në krye të FVK-së, për të kaluar me pjesen e raportimeve.

Në pjesen zgjedhore delegatët e pranishëm unanimisht votuan Bahri Gjinovcin për Kryetar të ri të FVK-së. Për nënkryetarë u zgjodhën Mimoza Shkodra Bislimi dhe Abedin Ibrahimi.

Në Bordin e ri u zgjodhën: Abedin Mehani, Halime Fetahu, Dibran Kastrati dhe Valon Xhafaj.

(Kosova Sot Online)