Liverpooli triumfon ndaj Wolvesit

  • A.P /
  • 15 March 2021 - 23:19
Liverpooli triumfon ndaj Wolvesit

Liverpooli i është rikthyer fitoreve. “Reds” mposhtën minimalisht 0:1 Wolvesin për ta rikthyer besimin dhe për ta ngritur moralin e klubit.

Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Diogo Jota në minutat shtesë të pjesës së parë.

Kjo fitore ishte e domosdoshme për skuadrën e drejtuar nga gjermani Jurgen Klopp që tani ngjitet në vendin e gjashtë në tabelë.

Kampioni në fuqi i Anglisë aktualisht ka 46 pikë dhe është – 5 nga zona Champions.

(Kosova Sot Online)