Coman e Neuer nuk u stërvitën sot, në dyshim për ndeshjen ndaj Lazios
Kingsley Coman dhe Manuel Neuer nuk u stërvitën sot, por trajneri i Bayern Munchen, Hans-Dieter Flick këmbëngul se mund të jenë ende në gjendje për të luajtur kundër Lazio nesër
Bavarezët presin Lazion në ndeshjen e dytë të raundit në Champions League pas fitores së tyre 4-1 në Romë tre javë më parë.
“Unë jam i kënaqur me atë që bëmë në ndeshjen e parë. Ne luajtëm një lojë të shkëlqyeshme, ”tha trajneri në një konferencë për shtyp.
Ai tha se Neuer ka grip, kurse Coman ka probleme muskulore.
“Ata nuk u stërvitën sot, por ka ende kohë para ndeshjes. Për këtë arsye, unë nuk jam duke folur për formacionin e mundshëm. Kingsley ka pasur probleme muskulore, ndërsa Neuer ka grip. Le të presim dhe të shohim nëse ato do të jenë në dispozicion. Unë do të marr një vendim përfundimtar nesër në mëngjes” – tha Flick.
(Kosova Sot Online)
