Manchester City s’lejon befasi

  • A.P /
  • 16 March 2021 - 22:52
Manchester City s’lejon befasi

Manchester City është skuadra e radhës që ka prerë biletën për në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Të besuarit e Pep Guardiolës pas dy ndeshjeve e eliminuan me rezultatin 4-0 skuadrën e Borussia Monchengladbach.

Ashtu si sfidën e parë në udhëtim, City edhe sfidën e kthimit e fitoi 2-0.

Kevin de Bruyne shënoi një gol shumë të bukur për rezultatin 1-0 në minutën e 12’, dhe më pas Ilkay Gundogan për 2-0 në minutën e 18’.

City do të mësojë kundërshtarin për në çerekfinale të premten, derisa gjithashtu do të mësohet edhe kundërshtari i mundshëm i ndeshjeve gjysmëfinale. 

(Kosova Sot Online)