Reali tregon fytyrën e vërtet n’Champions, kualifikohet n‘çerekfinale

  • A.P /
  • 16 March 2021 - 23:10
Reali tregon fytyrën e vërtet n’Champions, kualifikohet n‘çerekfinale

Real Madridi është skuadra e radhës që ka siguruar biletën për në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Los Blancos pas tri vitesh arrijnë në këtë fazë.

Të besuarit e Zinedine Zidane eliminuan Atalantën pas dy ndeshjeve, me rezultatin e përgjithshëm 4-1.

Reali e fitoi edhe sfidën e dytë në “Alfredo Di Stefano’ me rezultatin 3-1, derisa sfidën e parë në Itali kishte triumfuar 1-0.

Në minutën e 34’, Karim Benzema e ka shndërruar në gol një gabim nga ana e portierit të Atalantës, top të cilin e vodhi Luka Modric dhe asistoi te sulmuesi francez.

Derisa golin e dytë për Realin e shënoi kapiteni, Sergio Ramos.

Ai shënoi në minutën e 60-të nga penalltia, e fituar nga Vinicius Junior, që pak minuta para golit, humbi një rast shumë ideal dhe me këtë, ndreqi paksa zhgënjimin që për një moment solli te shokët e skuadrës.

Atalanta e Berat Gjimshitit deri në fund u mundua të bëjë diçka më ndryshe, por arriti vetëm golin e nderit në këto eliminatore.

Luis Muriel shënoi një gol të bukur nga gjuajtja e lirë në minutën e 83-të, pak para se Marco Asensio të shënojë për rezultatin e përgjithshëm 4-1.

Reali do të mësojë kundërshtarin e çerekfinales të premten, derisa gjithashtu do të mësohet edhe kundërshtari i mundshëm i ndeshjeve gjysmëfinale në UEFA Champions League. 

(Kosova Sot Online)