Sergio Ramos e përsërit për rinovimin: S’ka ende asgjë të re!
Florentio Perez vazhdon të mos gjejë një zgjidhje për rinovimin e kontratës së kapitenit, Sergio Ramos.
Këtë e ka zbuluar vet mbrojtësi spanjoll pas fitores 3-1 të Real Madridit kundër Atalantës dhe kualifikimit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
“Rinovimi? Nuk ka asgjë të re”, tha ai.
“Jemi të lumtur me rezultatin dhe kualifikimin, të shohim para ka mbetur edhe shumë këtë sezon”.
(Kosova Sot Online)
